ITALI

Shqiptari, Emiliano Biraku u zhvendos në Itali para 16 vitesh për të ndjekur studimet e larta për ekonomi, ndërsa pas shkollës ai vendosi të jetojë në shtetin fqinj. Ai jeton në Itali me bashkëshorten dhe dy fëmijët. Krahas pasionit për ekonominë, shqiptari filloi të merrej me politikë duke vendosur që t’u shërbejë çështjeve lokale, por edhe më gjerë.

Tre vite më parë, ai u zgjodh si kryetar i Partisë Demokratikë për Venecian, ndërsa në muajin shkurt ka marrë detyrën si koordinator i kësaj partie. Në emisionin “My Living” ai ka rrëfyer për jetën dhe sfidat në qytetin italian. Ai thotë se Venecia për të tashmë është bërë një shtëpi e dytë.

“Gjithë komuniteti shqiptar në Venecia ndihemi si në shtëpinë tonë sepse shqiptarët kanë dhënë kontributin e tyre në historinë e Venecias”, thotë Emiliano.

Teksa data 26 maj po afron, Emiliano Biraku po përgatitet për të hyrë në zgjedhjet administrative të Italisë me synim që të fitojë ën Venecian historike.

“Pasi ke marrë shumë nga një vend, të ka dhënë mundësi të integrohesh, të studiosh, të krijosh edhe një të ardhme, vjen momenti kur t’i ndihesh i gatshëm të japësh mbrapsht atë që ke dhënë për këtë vend”, thotë ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb