TIRANË

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj pasi votoi tek shkolla “Fan Noli” tha para gazetarëve se procesi i zgjedhjeve ka nisur me qetësi në të gjithë vendin. Ai foli edhe për opozitën, ku tha se mospjesëmarrja e saj në zgjedhje nuk është pozitive, por gjithsesi shtoi ai, e drejta e qytetarëve për të zgjedhur nuk është cenuar.

“Do ta vazhdojë ky proces me përgjegjshmëri të lartë. Ecuria e zgjedhjeve është shumë e mirë dhe në të gjithë Shqipërinë.  Po zhvillohen zgjedhjet ashtu siç pritej.Sigurisht se opozita na shqetëson se nuk merr pjesë në zgjedhje, e rëndësishme është liria për të zgjedhur. Qytetarët kanë të drejtë të gjykojnë ata që paraqiten në zgjedhje. Ata që u janë  shmangur gjykimit, është përgjegjësia e tyre dhe jo e shqiptarëve”-tha Lleshaj.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: