TIRANË-Komiteti Mysliman i Shqipërisë në një deklaratë për mediat i bën apel besimtarëve që të distancohen nga përdorimi i fesë për fushatë.

KMSH bën apel që besimtarët të votojnë për kë kandidat që ta shikojnë të arsyeshme dhe të shprehin paanshmëri ndaj çdo spektri politik. “Votoni me qetësi dhe në respekt të normave që trashëgojmë”- shprehet KMSH.

DEKLARATA E PLOTE
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, duke vlerësuar rëndësinë e ushtrimit të votës së lirë si një e drejtë kushtetuese e çdo qytetari, i bën thirrje besimtarëve myslimanë dhe mbarë qytetarëve shqiptarë që ta përmbushin këtë detyrim në qetësi qytetare dhe në respekt të plotë të normave më të bukura që ne trashëgojmë.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në përmbushje të funksionit të tij institucional ndaj besimtarëve dhe qytetarëve të këtij vendi shpreh paanshmërinë ndaj spektrit politik, si dhe distancohet ndaj çdokujt që përdor emrin e KMSH dhe tenton të flasë në emër të fesë për efekte elektorale.
Ne inkurajojmë të gjithë besimtarët të shprehin të drejtën e tyre ligjore përmes votës së lire, sikurse ata individualisht e gjykojnë të arsyeshme, për të dhënë kështu kontributin për qytetin e tyre.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: