TIRANË-
TIRANE-Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë zgjedhur limitin e fundit kohor për t’u regjistruar si subjekt për zgjedhjet e pushtetit vendor të 21 qershorit. Ndryshe nga Partia Socialiste e cila ishte e para mes partive të mëdha që u regjistrua si subjekt zgjedhor pranë KQZ 5 ditë më parë. Vangjel Dule dhe Shpëtim Idrizi gjithashtu regjistruan partitë e tyre mesditën e së hënës, një ditë para përfundimit të afatit zyrtar. Këtë fillim jave pranë Komisionit Qëndror Zgjedhor u regjistruan 28 parti politike, mes tyre edhe Partia Komuniste. Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve partitë duhet të regjistroheshin brenda 14 prillit, ndërsa koalicionet kanë afat deri më 22 prill. Afati për listat e kandidatëve për 61 njësitë vendore është data 2 maj.
PARTITË E REGJISTRUARA NË KQZ
1. Partia Demokratike
2. Lëvizja Socialiste për Integrim
3. Partia Demokristiane e Shqipërisë
4. Lëvizja Demokratike për Vlera Mirëqënie Progres
5. Partia Ardhmërija Shqiptare
6. Partia “Personat me Aftësi të Kufizuar”
7. Partia Forca Rinia
8. Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare
9. Partia Ligj dhe Drejtësi
10. Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim
11. Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut
12. Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë
13. Partia Komuniste e Shqipërisë
14. Partia Socialiste e Moderuar
15. Partia e të Drejtave të Mohuara-e Re
16. Partia Fronti i Majtë
17. Partia e Reformave Demokratike Shqiptare
18. Partia Aleanca Popullore
19. Partia Balli Kombëtar Demokrat
20. Partia Aleanca Demokratike
21. Partia Lëvizja e Legatit
22. Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet
23. Partia Balli Kombëtar
24. Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar
25. Partia e Punës e Shqipërisë
26. Partia Demokracia Sociale
27. Partia Agrare Ambientaliste e Shqipërisë
28. Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet
(a.n/BalkanWeb)
