ELBASAN – E ndërsa pritet që Presidenti i Republikës të bëjë publike datën kur do të mbahen zgjedhjet e ardhshme lokale, Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefterie Lleshi ka deklaruar se KQZ-ja ka nisur përgatitjet për mbarëvajtjen e këtij procesi.

Sipas Lleshit, problem mbeten sërish komisionerët e zgjedhur nga partitë politike. Për kryetaren e KQZ-së, zgjidhja për të eliminuar këtë ngërç duhet të vijë nëpërmjet ndryshimit të ligjit, por që kërkon vullnet politik.

Këto deklarata Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i bëri gjatë një leksioni të hapur me studentët e Fakultetit Ekonomik të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, ku në fokus ishte njohja e studentëve, që votojnë për herë të parë, me procesin e votimit.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: