Partia Socialiste ka vendosur që konfirmimin zyrtar të kandidatëve për kryetar bashkie që do kandidojnë në zgjedhjet e qershorit, ta bëjë gjatë kongresit që të mbledhë më 30 mars. Para se të shkojë në këtë fazë, ajo ka premtuar se do të kryejë një analizë të punës së bërë nga kryebashkiakët aktualë dhe do të mbledhë kandidaturat që do të vijnë si propozime nga baza, për të bërë më pas edhe përzgjedhjen finale, që do kalojë në vendimmarrjen e kryesisë dhe më pas të kongresit.

Por duket se ky rregull nuk vlen për të gjithë, pasi kur mbeten edhe afro 40 ditë nga mbajtja e kongresit, vetë kryeministri Edi Rama ka bërë konfirmimet e para të kandidatëve. Për këtë, ai ka nisur dhe një tur në bazë, të cilësuar pikërisht “Bashkia që duam” për të promovuar emrat që do të rikonfirmohen si drejtues të suksesshëm të pushtetit vendor.

Lajmin e plotë e lexoni në: GSh.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb