TIRANË-Kreu i Partisë Demokracia Sociale Paskal Milo deklaroi se do të zhvillojë negociatat me Partinë Socialiste për zgjedhjet e 21 qershorit deri ditën e fundit që i lejon ligji.

Pas mbledhjes se Komitetit Drejtues të PDS-së Milo u shpreh se programi partisë që ai drejton nuk përputhet me atë të PD. “Jemi në negociata me PS deri ditën e fundit që lejon ligji. Në rast të kundërt do të shohim mundësi të tjera”- u shpreh Milo.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: