Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën se ku do të zhvillohet seanca plenare për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb”, se Kushtetuesja ka caktuar datën 23 qershor, për seancën plenare ku do të shqyrtohen zgjedhjet lokale.

Kujtojmë që Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste i bojkotuan zgjedhjet, duke mos marrë pjesë në asnjë bashki të vendit.

Këta të fundit e kanë çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese, duke i kërkuar shpalljen e pavlefshmërisë ripërsëritjen e zgjedhjeve.

“Subjekt i interesuar: Presidenti Republikës së Shqipërisë, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, Avokati i Popullit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Partia Bindja Demokratike.

Objekti: “1. Konstatimin antikushtetues të zgjedhshmërisë/procesit zgjedhor të zhvilluar në 30 qershor 2019 për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, të kryetarëve të bashkive dhe anëtarëve të këshillave bashkiakë, dhe si rrjedhojë konstatimin antikushtetues të zgjedhjes së anëtarëve të këtyre organeve. 2.

Verifikimin e kushtetutshmërisë së veprimtarisë së partisë Bindja Demokratike në lidhje me regjistrimin e saj në gjykatë dhe zgjedhjet e datës 30 qershor 2019”.

Data e seancës: 23.06.2021, ora 10:00”, thuhet në njoftimin e siguruar për “BalkanWeb”, nga gazetarja Klodiana Lala.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb