Një pjesë e vogël e shqiptarëve morën pjesë në votime, ku 31 e bashkive kishin vetëm një kandidat. Por ka nga ata që kanë shkuar të votojnë por e kanë bërë votën e tyre të pavlefshme duke shkruar mesazhe të ndryshme, kryesisht në drejtim të politikanëve.
“E mjera Shqipni ku po shkon?”, shkruan një qytetar në fletën e votimit.
“Jo monizëm”, “Jo këtij sistemi”, “Ju politikanë të PS-së dhe PD-së e keni prishur shtetin, keni tradhtuar atdheun, Rama ik, Basha ik”, “Më detyruan”, janë disa nga mesazhet në fletët e votimit të nxjerra në publikuara në rrjetet sociale.
Mesazhe që do të duhet t’i vlerësojnë të gjithë liderët e politikës shqiptare pas 30 korrikut.
(BalkanWeb)