TIRANË

Kryeministri Edi Rama, duket se ka zgjedhur t’i përgjigjet me të drejtën romake dekretit të ri të presidentit Ilir Meta për zgjedhjet vendore, duke i thënë një “JO” absolute në latinisht.

Përmes një njoftimi në facebook, krahas përgjigjes politike, kreu i qeverisë nuk la pas edhe ironinë ndaj Kreut të Shtetit, ndërsa solli në vëmendje deklaratën e tij të një dite më parë, kur paralajmëroi sipas tij ‘cmendurinë e radhës’.

“A ju thashë prisni çmendurinë e dytë??Tani thjesht mëshirojeni?Data e nxjerrë nga filxhani i revolucionit imagjinar është një NULLUM ABSOLUTUM dhe QUOD NULLUM EST NULLUM PRODUCIT EFFECTUM? 30 QERSHORI ESHTE E VETMJA DATE ZGJEDHJESH???”-shkruan Rama.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: