TIRANË

Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për të lënë në fuqi datën e zgjedhjeve në 30 qershor, ka reaguar edhe kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.


Ai shprehet se tashmë të gjithë shqiptarët e kanë të qartë se do t’u drejtohen kutive të votimit. Numri dy i Partisë Socialiste iu bën thirrje  palëve që të respektojnë vendimin e Kolegjit Zgjedhor.


Balla
Balla

“Tani është e qartë! Zgjedhjet Lokale do të mbahen në # 30 qershor! Të gjitha palët duhet të respektojnë Kolegjin Zgjedhor të Shqipërisë”-thuhet në reagimin e Taulant Ballës.


(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb