TIRANE

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes për një kualicion të përbashkët parazgjedhor për zgjedhjet lokale të 3 marsit në Komunën e Tuzit, nga udhëheqësit politikë shqiptar në Mal të Zi.

Përmes një postimi në “Facebook”, Kreu i Shtetit teksa u uron suksese gjatë garës elektorale, shpreh besimin se kjo marrëveshje është një hap për drejtimin e duhur për  fitoren dhe drejtimin e Komunës së Tuzit.

“E përshëndes vendimin e mençur të udhëheqësve të subjekteve politike shqiptare në Malin e Zi për arritjen e marrëveshjes për formimin e një koalicioni të përbashkët parazgjedhor për zgjedhjet lokale të 3 marsit në Komunën e Tuzit.
Duke u uruar suksese në këtë garë elektorale, jam besimplotë se kjo marrëveshje është një hap në drejtimin e duhur për fitoren dhe drejtimin e Komunës së Tuzit përmes bashkëpunimit por edhe bashkëjetesës shembullore me malazezët dhe me të gjithë grupimet e tjera etnike”, shkruan Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: