ELBASAN- Ndonëse më shumë se 2 muaj para zgjedhjeve parlamentare, në Elbasan duket se janë ndezur motorët e fushatës elektorale dhe gara më e fortë është ajo mes PS-së dhe LSI-së. Këtë e konfirmojnë edhe deklaratat e bëra nga deputetja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe deputeti socialist Taulant Balla, raporton “BalkanWeb”.
Ndërsa dje Kryemadhi shkruante në “Facebook” nga Rrajca ku u prezantua studimi i ujësjellësit të ri të zonës, ‘se politika është përfshirë në debate dhe pseudo-reforma duke harruar detyrimet ndaj njerëzve’, sot i është përgjigjur Balla po nga Elbasani.
Pa harruar ironinë, deputeti socialist e quan Kryemadhin miken e tij që po bën opozitë. Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve në Elbasan, Balla tha se, ‘Monika po bën opozitë edhe për dikasteret dhe agjencitë që janë përgjegjësi e partisë së saj’.
“Se di çdo bëjë opozita në qarqet e tjera po në Elbasan ajo ka filluar fushatën! Do thoni ju që mikja ime Monika nuk është opozitë! Po e keni gabim, sepse Monika bën opozitë edhe për dikasteret apo agjencitë që janë përgjegjësi e partisë së saj në qeveri. Ja për shembull, shkon në Shushice e thotë s’është bërë asgjë për bujqësinë, ndërkohë që partneri ynë ka edhe Ministrinë edhe agjencinë e pagesave për fermerët. Ose u thotë ju ka lënë qeveria pa ujë, ndërkohë që drejtorinë e ujësjellësit për atë zonë e ka një figurë e partisë së Monikës. Kështu që mos ia qani hallin opozitës, të paktën për Elbasanin, se në Elbasan opozita ka filluar fushatën”, deklaroi sot Balla.
(m.k/BalkanWeb)
MJER ELBASANI PER TY .
NJE COPE INJORANTI TE PERFAQESOJ ELBASANIN NJE QYTET ME TRADITA NE ART NE KULTURE NE ARSIM QINDRA VJECARE ME FAMILJE PATRIOTESH BREZ PAS BREZI TI PERFAQESOSH TI QE PER HERE TE PARE KE SHKELUR NE ASFALT MBAS VITEVE 90TE.
IK ORE DERDEMEN RUAJ HARUSHEN SE PO TE HANE BAGETITE E TYT ETI.
PO SI NUK TU MBYLL AJO GOJE SERVILE . NUK E DI A E KUPTON SE JE BERE HALE NE SY EDHE SHOKEVE TUAJ.
epo kur behet fshatari politikan te ironizoje ,kjo nuk ka by…e te rish
Zoti Balla duham Kriminelet ne Burg…perndryshe je bashke fajtore ..
po ju jeni kriminel me gjithe soje e sorollop te gjithe enverist me mire nje hajdut demokrat se nje enverist .
Mos ka bere ndonje operacion plastik kryemadhi me parat…. dhe duket tani si kryevogla.