TIRANË- Gudar Beqiraj do të jetë kreu i ri i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Në garë ishin matematikani Beqiraj dhe arkeologu, Myzafer Korkuti për atë të zv.kryetarit, që u votuan nga Asambleja e ASH. Ata këmbyen vendet mes tyre, sepse ligji nuk e lejon që të kandidosh dy herë rresht për këtë pozicion.

Në fjalën e tij para anëtarëve, akademiku Beqiraj tha se përparësi është rritja e numrit të shkencëtareve femra.

Të pranishëm në votim për zgjedhjet në Akademinë e Shkencave, ishin 21 anëtarë. 9 anëtarë kanë dërguar votën e tyre me postë, ndërsa në zgjedhje nuk merr pjesë akademiku Artan Fuga, i cili i ka quajtur formale dhe ka dalë hapur kundër tyre duke kërkuar ndryshime. Mësohet se zarfi i Fugës është kthyer pa votën e tij.

Zgjedhjet në Akademinë e Shkencave vijnë pas debateve dhe akuzave për këtë institucion, si dhe pas thirrjes që Rama bëri për zgjedhjet që i quajti farse. Ndërkohë, kundër këtyre zgjedhjeve ishte edhe akademiku Fuga, i cili prej disa kohësh shprehu publikisht qëndrimin e tij kundër zgjedhjeve brenda këtij institucioni.
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb