TIRANË-Partia Demokratike merr masa për atë që ajo e konsideron, blerjen e votës për zgjedhjet mbi kryebashkiakun e Dibrës. Burime nga PD konfirmuan për News24 dhe BalkanWeb se, e djathta ka ngritur struktura të posaçme që do të verifikojnë e monitorojnë cdo kërcënim, blerje apo shantazh që do të bëhet për votën. Një pjesë e strukturës, përbëhet nga ish-punonjës policie.

“PD ka ngritur një strukture të posacme e cila do të ketë si mision monitorimin verifikimin dhe denoncimim e shantazhit, blerjes së votës apo kërcënimeve në Bashkinë e Dibrës.
Kjo strukturë përbëhet nga mbi 100 persona, një pjesë e mirë e tyre ish-punonjës policie”.
Sipas të njëjtave burime, “Në ditët e fundit, para zgjedhjeve dhe ditën e votimit, kësaj strukture do t’i shtohet dhe Korpusi Rinor ‘Azem Hajdari’ të cilet do të kujdesen për ruajtjen e votës dhe moslejimit të shantazhimit të votuesve, blerjes së votës dhe kërcënimit sic ka ndodhur në zgjedhjet e 2015”.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb