Partia Socialiste dërgon në Gjykatën Administrative dekretin e Presidentit Bujar Nishani për zgjedhjet në Dibër, duke kërkuar pezullim dhe pavlefshmëri.

Socialistët pretendojnë se me dekretin e Presidentit është shkelur Kodi Zgjedhor dhe Kushtetuta.

Kjo pasi sipas PS, dekreti i Presidentit për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme në Dibër për kryetar bashkie u shpall para hyrjes në fuqi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese që vendosi shkarkimin nga detyra të Shukri Xhelilit.

Bazuar në nenin 111 të Kodit të Procedurës Administrative, PS pretendon të shpallë të pavlefshëm dekretin e Nishanit.

Presidenti Nishani dekretoi disa ditë më parë 11 shtatorin për mbajtjen e zgjedhjeve në Dibër.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb