SHKODER- Myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari është irrituar për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme më 25 qershor duke fajësuar liderët Edi Rama dhe Lulzim Basha që përcaktuan me marrëveshje datën 25 qershor.

Duke qënë se data e zgjedhjeve përkon me datën e parë të festës së Bajramit të Madh, myftiu shpreh pakënaqësinë e tij dhe shton se një gjë e tillë nuk ka ndodhur as në komunizëm, ndonëse feja ishte e ndaluar.

“Jemi befasuar nga dy drejtuesit kryesor kur dëgjuam se caktuan zgjedhjet ditën e Bajramit. Një fenomen që as në kohën e komunizmit nuk ka ndodhur, edhe pse feja ishte e ndaluar. Natyrshëm ne presim reagimin e KMSH, por kjo është e pafalshme ndaj shenjtërisë së kësaj dite. Festat tona janë të shenjta e solide që prekja e tyre duhet të jetë kufi i ndaluar për të gjithë”, ka thënë Sytari në një prononcim për mediat.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb