Jordan Bardella, lideri i Tubimit Kombëtar, parti e ekstremit të djathtë, u bëri thirrje votuesve të qëndrojnë të mobilizuar për raundin e dytë të së dielës së ardhshme.

Zgjedhja është e qartë, tha ai, duke e quajtur ekstremin e majtë të rrezikshëm.

Të dielën e ardhshme, nëse kampi i tij fiton një shumicë absolute, Bardella tha se ai do të ishte një kryeministër që fokusohet në fuqinë blerëse, rivendosjen e rendit dhe politikën e migracionit.

“Është një zgjedhje historike”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb