Tubimi Kombëtar, parti e ekstremit të djathtë, rezulton fituese në raudin e parë të zgjedhjeve në Francë, sipas sondazheve të publikuara.

Por shifrat duhet të trajtohen me kujdes: ndërkohë që këto shifra tregojnë dinamikën e gjerë zgjedhore, ato nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht rezultatin përfundimtar duke pasur parasysh se ka 577 vota të zonave zgjedhore – dhe një raund të dytë fundjavën e ardhshme.

Vlerësimet nga IFOP:

Tubimi Kombëtar: 34.2%

Fronti i Ri Popullor i Majtë: 29.1%

Aleatët e Emmanuel Macron: 21.5%

Vlerësimet nga BFMTV:

Tubimi Kombëtar: 33%

Fronti i Ri Popullor i Majtë: 28.5%

Aleatët e Emmanuel Macron: 22%

Capture
Capture

François Hollande, një ish-president i Francës që kandidon në zgjedhjet legjislative si pjesë e Frontit të Ri Popullor, tha se ekziston nevoja për të parandaluar që e djathta ekstreme të marrë shumicën në asamblenë kombëtare.

Edouard Philippe, ish-kryeministër, u ka bërë thirrje qytetarëve të votojnë për forcat e përkushtuara ndaj lirisë dhe respektit për sundimin e ligjit.

Ai tha se asnjë votë nuk duhet të shkojë për Tubimin Kombëtar të ekstremit të djathtë dhe për të majtën ekstreme.

Në Francën veriore, një nga figurat më të njohura të së majtës franceze – kreu i partisë komuniste, Fabien Roussel – është eliminuar në raundin e parë nga kandidati i RN i ekstremit të djathtë, Guillaume Florquin.

Capture2
Capture2

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb