TIRANE– Përmes një postimi në faqet e tij në Facebook, kandidati për kreun e FSHF-së, Bashkim Fino thotë se Armand Duka ka nisur të telefonojë votuesit e Asamblesë Zgjedhore për një darkë në Durrës me argumentin se do jenë edhe dy kandidatët e tjerë për president. Fino thotë se kjo nuk është e vërtetë, pasi ai nuk ka marrë asnjë ftesë nga FSHF apo organizatorët për një darkë të tillë.

Statusi i plotë:

Kandidati për president, Armand Duka, ka nisur të telefonojë votuesit e Asamblesë Zgjedhore, duke i ftuar që të darkojnë tek hotel “Adriatik” në Durrës, me argumentimin se do jenë edhe dy kandidatët e tjerë për president! Sqaroj të gjithë anëtarët, se është një gënjeshtër, pasi unë nuk kam marrë asnjë ftesë të tillë nga ana e FSHF-së apo organizatorëve. Kjo është një tjetër manovër dëshpëruese e kandidatit humbës!
5hy6tyh
(BalkanWeb)




Etiketa: