Pas caktimit të datës se kur do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Gjermani, Christian Lindner i FDP po bën llogaritë se kush do të jetë kancelari i ardhshëm.
Sipas kreut të FDP, zgjedhjet e parakohshme federale do të sjellin një ndryshim në Kancelarinë.
“Unë mendoj se gara për kancelar në fakt ka përfunduar”, tha Lindner.
Sipas tij, pasardhësi i Olaf Scholz, do të jetë kreu i CDU-së Friedrich Merz.
Pyetja e vetme është se me kë do të qeverisë Merz. Dhe opsionet janë e zezë-kuqe ose e zezë-jeshile.
Lindner është i bindur se mund të qeverisë me CDU vetëm nëse FDP arrin të marrë në zgjedhje një rezultat dyshifror.
Ministri i shkarkuar i Financave e quajti Scholz-in një kancelar të një qeverie të rënë.
(BalkanWeb)