Pas fitores së shumicës në zgjedhjet parlamentare, kryetari i “Demokracia e re”, Qirjako Mitsotakis flet për herë të parë si kryeministrit i ri i Greqisë.

Në një reagim për mediat kryeministri i ri i Greqisë, Mitsotakis falenderoi të gjithë mbështetësit dhe të gjithë ata që i besuan atij dhe forcës politike që ai drejton.

Gjatë fjalës së tij ai premtoi se do të jetë kryeministri i të gjithë grekëve pa bërë dallime.

“Nesër do të jetë një ditë e re për të gjithë Greqinë. Të bashkuar le të shkruajmë historinë tonë. Dua të falenderoj të gjitha ata që besuan tek ne dhe premtoj se unë do të jem kryeministrit i të gjithë grekëve”,-tha ndër të tjera Mitsorakis.

Kujtojmë që kryeministri i ri vjen nga një dinasti e vjetër politike në Greqi. Ai është djali i ish-kryeministrit Konstantinos Mitsotakis. Motra e tij, Dora Bakoyannis ka qenë kryebashkiake e Athinës dhe më vonë u bë ministre e Jashtme. Megjithatë, kryeministri i ri ka premtuar se do të luftojë nepotizmin. Ai është shkolluar në Stanford dhe Harvard në SHBA.

Njëherë ai ngjalli shumë debat kur deklaroi se adoleshentët që duan t’i nënshtrohen ndryshimit të gjinisë, e bëjnë këtë pasi u kanë thënë alienët. Për këtë pati kritika. Të drejtën e votës në Greqi e kanë 10 milionë banorë, ndërkohë që në këtë vend jetojnë vetëm 11 milionë njerëz. Megjithatë, më shumë se tre milionë grekë jetojnë jashtë vendit, kryesisht në SHBA.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb