GREQI- Presidenti i Parlamentit Europian, Martin Schulz ka përshëndetur zgjedhjet e përgjithshme në Greqi, ndërsa e ka quajtur fitoren e SYRIZA-s, fitore historike. Nëpërmjet një telefonate, kreu i PE-së ka uruar liderin e SYRIZA-s për fitoren duke shprehur gatishmërinë për të ndihmuar Greqinë pas zgjedhjeve.

“Kjo është një fitore historike, një sukses i madh. Unë do të bëj gjithçka që është në dorën time për të gjetur një zgjidhje të pranueshme e të qëndrueshme. Dhe unë do të vij në Athinë për t’u takuar ju menjëherë pas inaugurimit të qeverisë së re, para se të shkoj për te Merkel të premten”, ka thënë Schulz.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: