TIRANË- Një ditë para zgjedhjeve në Greqi, Ish-ministri i Jashtëm, Tritan Shehu tregon mbështetjen ndaj Partisë Demokracia e Re duke u shprehur se politika radikale e majtë e Syriza-s e nxori vendin nga proceset stabilizuese duke e futur në kolaps qeverisës.

“Greqia nesër do të votojë përsëri në zgjedhjet e saj politike. Ishte politika populiste, radikale e majtë e Syriza-s, që e nxori atë vend nga proceset stabilizuese të filluara prej Nea Demokracisë. Dhe ashtu siç pritej një rrugë e tillë e rrezikshme anti europeiste u ndesh me aspiratat e atij vendi, çoi në destabilitet politik, konfliktualitet me partnerët dhe në kolaps qeverisës”, shkruan Shehu.

Sipas politikanit Shehu, “ishin votat e partive europeiste në Parlament, në radhë të parë të ND, që e shpëtuan Greqinë nga më e keqja fatale”.

“Tashmë ND dhe Z. Meimarakis i saj janë shumë afër fitores, fitore që do ta rifusë Greqinë e rrugën e normalitetit, europeizmit e stabilitetit, edhe nëqoftëse do të jetë i domosdoshëm një koalicion i gjerë. Kjo është në interes të Greqisë, Shqipërisë, Rajonit, vete BE, si dhe të emigrantëve tanë aty”, shkruan Shehu.

Ai deklaron se strukturat e PD në Greqi dhe simpatizantët e PD, po bashkëpunojnë ngushtë me ato të partisë si motër në grupin e PPE, ND, në këtë proces zgjedhor.

“Urimet më të mira Nea Demokracisë dhe të gjitha forcave të tjera moderuara, shpirtit europian të Greqisë në votimin e nesërm”, përfundon Shehu.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb