Nga: ANILA JOLE*
ATHINË- Nëse zgjedhjet në Greqi do të zhvilloheshin sot, fituese e tyre do të dilte e majta radikale SYRIZA me 30,4%, ndjekur nga Demokracia e re me 27,3%. Këto janë të dhënat e një sondazhi të kryer menjëherë pas dështimit të zgjedhjes së presidentit në Greqi, nga gazeta Elefteros Tipos. Në sondazh pasojnë komunistët me 4.8%, Agimi i Artë me 3.8% dhe PASOK me 3.5%. Ndërkaq të pyetur për liderët drejtues, 41% e të pyeturve votojnë kryeministrin Antonis Samaras, ndërsa 33,4% e tyre liderin e opozitës, Aleksis Cipras. Sa i përket qëndrimit të Greqisë në zonën e euros, 74,2% janë përgjigjur “po” ndërsa 24,1% i dhanë një përgjigje negative. Interesante janë edhe efektet e partisë së ish-kryeministrit Jorgos Papandreu, ku 92,4% e të anketuarve janë përgjigjur negativisht lidhur me krijimin e saj. Një ditë më parë ish-kryeministri Papandreu shpalli partinë e tij Lëvizja social-demokrate, duke tërhequr një numër të madh anëtarësh nga PASOK i Evangelos Venizelos, me premisa për të marrë mjaft vota në zgjedhje.

(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: