Deputeti Shpëtim Idrizi, kreu i PDIU-së, tha se ligji i luftës duhet të çmontohet totalisht, ndaj edhe kemi një rezolutë të Kuvendit të Shqipërisë.
Nw rubrikën “Opinion” në News24, Idrizi tha se rrallë Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur qëndrime të tilla kur bashkohen të gjitha palët.
“Greqia e ka për detyrim të heqë ligjin e luftës. Serioziteti i Shqipërisë në këtë çështjes, do e bëjë 4edhe palën greke që të tregohet serioze dhe të bëjë atë që thotë vetë, heqjen e ligjit të luftës.
Më parë ishte një çështjes që trajtohej një herë në 7 apo 8 takime, ndërsa tani ne e kemi potencuar si çështjes, duke i thënë Greqisë që ky ligj nuk ka lidhje me marrëdhëniet mes dy vendeve.
Shqipëria ka bërë gjënë e duhur edhe për të mbajtur raporte sa më të mira mes dy vendeve”, tha Idrizi.
Ai e konsideroi ligjin e luftës si një minë që duhet çmontuar, ndërsa u shpreh se idiotët e dobishëm në Tiranë dhe në Athinë, nuk mund të vijojnë ta trajtojnë atë siç është trajtuar deri më sot.
Lidhur me zgjedhjet që do të mbahen më 4 gusht në Bashkinë e Himarës, ku garojnë përballë Petro Gjikuria dheVangjel Tavo , Idrizi tha se për shkak të profileve dinamike, më vjen shumë keq, me atë që po ndodh në Himarë.
“Ndoshta për fajin tonë, Greqia arriti që nëpërmjet Fredi Belerit ta potenciojë këtë çështjes. Greqia është një vend që nuk i njeh minoritetet, ndërsa në Shqipëri ne i kemi dhënë dy bashki, Finiqin dhe Dropullin, madje edhe në kundërshtim me direktivat e BE-së. Himara nuk është bashki minoritare, pasi vetëm dy fshatra janë me minoritarë.
Në vitin 2000-2001, kur u tentua që Himara të bëhej “kali i trojës, dy partitë kryesore PD-PS u bënë bashkë dhe ky ishte akti më i mirë që është bërë përsa i takon Himarës. Sot fatkeqësisht të dy palët, kanë zhdukur edhe siglat e tyre, ku në një rast gjoja PBDNJ ka zgjedhur z. Gjikuria, ndërsa në anën tjetër, PS nuk ka vendosur një kandidat socialist.
Në fakt të dy janë të minoritetit grek. Midis të dyve, padyshim që ka ardhur nga SHBA as nuk e fsheh që është grek. Fredi Beleri madje i ka gjetur Himarës edhe nënën, kur thotë “keni nënën Greqi”.
Nëse bëhet fjalë për epiriotë, jam unë, dhe jo këta. Greqia ka hyrë në Epir, vetëm në 1913, sa filloi lufta e parë Botërore, kur ishim në luftën e 2-të Ballkanike”, tha Idrizi.