Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat mbi numrin e votuesve që kanë marrë pjesë në zgjedhjet për kreun e Bashkisë së Himarës, ndërsa garojnë përballë njëri-tjetrit Petro Gjikuria dhe Vangjel Tavo.

Sipas KQZ-së, nga të dhënat e 36 qendrave të votimit nga 36 që ka gjithsej Bashkia e Himarës, pjesëmarrja deri në orën 19:00 ishte 37.61 %.

KQZ njoftoi se kanë votuar mbi 8678 qytetarë me të drejtë vote. Shifra është rreth 1 mijë më shumë se në zgjedhjet e vitit të kaluar.

Sondazhe
Sondazhe

Në zgjedhjet e 14 majit votuan 7821 qytetarë ose 34.27 %.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb