Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e koalicionit “Bashkë fitojmë” dhe PBDNJ për pavlefshmëri të zgjedhjeve në Himarë.

Vendimi i Kolegjit vjen pasi atij të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, i cili konfirmoi më herët fitoren e Vangjel Tavos si kryebashkiak në Bashkinë e Himarës.

Opozita pretendoi për parregullsi në zgjedhjet e pjesshme të 4 gushtit, duke kërkuar anulimin e procesit dhe ripërsëritjen e zgjedhjeve.

Por nga hapja e kutive të materialeve zgjedhore dhe verifikimi i listës së zgjedhësve nuk u provua asnjë nga pretendimet e opozitës se gjatë procesit pati një standard të dyfishtë sa i përket votimit me karta identiteti të skaduara.

Tavo fitoi zgjedhjet me rreth 1500 vota më shumë se kandidati i opozitës, Gjikuria.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: