Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta në fjalën e tij përpara anëtarëve të Kryesisë së PL, komentoi ndër të tjera edhe zgjedhjet në Himarë.

Meta tha se Rama po fsheh akte të rënda të tradhtisë kombëtare. Sipas tij, Rama po fiton konsensus për të grabitur pronat e himariotëve për të pastruar para, përmes gjykatave, që sipas tij, janë të kapura. Meta ka shmangur komentet për kryebashkiakun e zgjedhur të dielën e 4 gushtit, Vangjel Tavo, por ka treguar një bisedë me paraardhësin e tij, Jorgo Goro.

Ilir Meta: Unë i kam pas dhënë një mesazh dikur kryetarit të bashkisë së Himarës i cili është në burg sepse kam pasur marrëdhënie korrekte me të, i kam thënë ki kujdes se ky të merr më qafë dhe shumë të tjerëve për Edi Ramën dhe për mungesën e përgjegjësisë së tyre. Nuk kam asnjë mesazh për të por për grabitësit e bashkisë së Himarës për Edi Ramën sigurisht që e kam një mesazh.

Rama po fsheh akte të rënda të tradhtisë kombëtare, për të fituar konsensus për të grabitur pronat e himariorëve për të pastruar para, përmes gjykatave që ke kapur, nuk do të funksionojë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb