Drejtori i Informacionit në News24, Erl Murati në një intervistë foli për zgjedhjet në Himarë. Murati theksoi se zgjedhjet ishin normale, sipas standardeve shqiptare. Ai tha se skadimi i ID duhet të ishte menduar gjithashtu si një problem.

Drejtori i Informacionit të News 24, Erl Murati: Kishim një proces zgjedhor të standardeve shqiptare. Besoj se kemi një defekt në para-përgatitje. Më 14 maj, edhe ata persona, të cilëve karta e ID iu kishte skaduar, kanë votuar. Skadimi i ID duhet të ishte menduar si problem. 6200 votuesit unë besoj se nuk ishin vota vetëm për Gjikurian. Problematikë është fakti që këta qytetarë nuk votuan. Partitë politike duhet të ngrinin zërin dhe duhet të ishte bërë presioni i duhur, që qytetarët të kishin të drejtën që të votojnë. Edhe qytetarët vetë duhet të ishin interesuar për ID-të e tyre, pasi karta e identitetit duhet jo vetëm për votime. Kuriozitet tani ka për rezultatin e zgjedhjeve. Është një gjest i mirë, që Tavo dhe Gjikuria po presin me qetësi rezultatin zgjedhor.

Sa i përket proceseve zgjedhore jemi larg standardeve të Kosovës, Maqedonisë së Veriut etj. Për çështjen e pronës, ka një lloj bashkëfajësie të themi të dy partive kryesore. Problematika e pronës në Shqipëri është jo vetëm në Himarë, por nga veriu në jug. Ai që do zgjidhet kryetar bashkie duhet të nisë punën me zgjidhjen e problemit me pronat, por edhe atë të infrastrukturës. Nëse flasim për Vangjel Tavon, mund të themi se Rama iu dha qytetarëve një emër, që si politikan ka tashmë eksperiencë. E rëndësishme është që fituesi të japë mesazhin e bashkimit, për paqe sociale.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb