Kryeministri Narendra Modi rezulton në epërsi në rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshem në Indi. Sipas të dhënave paraprake të Komisionit Zgjedhor, partia e Modit Bharatiya Janata kryeson ndaj partisë rivale, Kongresi Kombëtar Indian, në garën për Parlament. Udhëheqësi rajonal i Kongresit Kombëtar Indian u shpreh se partia opozitare do ta pranojë humbjen.

Zgjedhjet në Indi  u zhvilluan për gjashtë javë, ndërsa dhjetëra miliona indianë në 20 shtete i hodhën votat e tyre në 91 elektorate.

Dhoma e Ulët e Parlamentit të Indisë ka 542 vende dhe çdo parti ose koalicion ka nevojë për një minimum prej 272 deputetësh për të formuar qeverinë.

Ministri i Jashtëm i Indisë, Sushma Sëaraj, nga partia e Modit, tha në Tëitter se Partia Bharatiya Janata ka shënuar “fitore masive”.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb