Koreja e Veriut ka zgjedhur Parlamentin e ri. Partia e Punëtorëve fitoi 100 për qind të votave duke rikonfirmuar liderin suprem Kim Jon-un në krye të vendit. Komiteti Qendror i Zgjedhjeve të Koresë njoftoi se 92.3 % e njerëzve me të drejtë vote  kanë marrë pjesë në zgjedhjet e djeshme.

Zgjedhjet e 10 marsit janë të dytat, që nga ardhja në pushtet e Kim Jong-un, ndërsa ajo që vihet re është se ka një zbritje të votuesve koreano-veriorë në zgjedhje në krahasim me 5 vite më parë.  Pesë vite më parë morën pjesë 99.97 për qind e tyre në zgjedhje.

“Vendi ynë është i vetmi që feston zgjedhjet si të ishte një festë”, thanë dje një pjesë e votuesve, të cilët u shprehën se me Kim Jong-un, Koreja e Veriut do të ecë përpara.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: