Kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se AKK ka bërë koalicion parazgjedhor me PSD-në.

Haradinaj shprehet se ky koalicion është bërë për jetësimin e Kosovës 100 për qind shtet.

“Qytetarë të dashur,

Sapo aplikuam për zgjedhje, si koalicion AAK-PSD, për jetësimin e 100% shtet. Na priftë e mbara”, lajmëron Haradinaj.

Në lidhje me koalicionin me AKK, Shpend Ahmeti tha se mes dy partive nuk ka luftë për karrige.  Në koalicion po ashtu janë edhe NISMA – AKR dhe PD.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb