Në një kohë që Kosova do të mbajë zgjedhje të parakohshme në 6 tetor, partitë politike kanë publikuar listat e tyre. Por mes këtyre listave shihet se jo të gjithë deputetët që kanë qenë janë nominuar. Kështu nga Partia Demokratike e Kosovës mungojnë 5 emra, të cilët janë zëvendësuar me kandidatë të rinj.


Në mesin e 110 kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet e 6 tetorit nuk janë: Flora Brovina, Zenun Pajaziti, Sala Berisha-Shala, Nait Hasani dhe Abdyl Salihu.


Pas Adem Mikullovcit, Flora Brovina ka qenë deputetja më e vjetër e legjislaturës së kaluar. Sivjet ajo u përfshi në një skandal, pasi përdori disa fotografi të nxjerra nga faqet pornografike për të dëshmuar dhunimet e paramilitarëve serbë të kryera në Kosovë gjatë luftës.
(BalkanWeb)


Etiketa: