Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka ka treguar arsyet se pse nuk hyri në koalicion me asnjë parti. Sipas tij koalicionet e partive për zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë kanë qenë çoroditëse.


“Kurrë në historinë e Kosovës nuk kanë ndodhur koalicione më të çuditshme më çoroditëse më pamorale sesa koalicionet e arritura mes këtyre partive politike gjatë këtyre zgjedhjeve. Edhe ato parti politike që tentuan të ofrohen mes vete, e që s’arritën, për mua ka qenë veprim i çuditshëm. Kjo politikë e ka shkatërruar në tërësi sistemin e privatizimit, sistemin e arsimit. Niveli arsimor kurrë s’ka qenë më i dobët në histori, kurë s’ka qenë më i shthurur. Sistemi i Shëndetësisë – faktori numër një që njerëzit ikin nga Kosova, sepse nuk kanë shërbime të mira shëndetësore. Dhe qytetarët e Kosovës harxhojnë 200 milionë euro brenda vitit jashtë Kosovës. Hyra vet në zgjedhje sepse me veprimin tonë e kemi ndarë murin mes të keqes dhe të mirës. Unë mund ta them me emra se kush ka biseduar me emra. Së pari kam qenë në bisedime me Behgjet Pacollin që i kam thënë kategorikisht se nuk vij me ju”, tha Zeka në Klan Kosova.


“Kam bërë bisedime me Kadri Veselin e Sami Lushtakun nën prezencën e Presidentit [Hashim] Thaçi dhe iu kam thënë jo, sepse PDK bashkë me LDK-në janë kanceri i kësaj shoqërie, sepse sistemin e privatizimit e kanë shkatërruar këto dy parti. Kuptoghet se PDK e ka fajin më të madh por LDK ua ka mbajtur zhagin PDK-së. [Ramush] Haradinaj në gjatësinë kohore që e ka pas të sundimit të tij dyvjeçar ka leju me u bë një keqpërdorim marramendës i parasë publike. Nuk mbaj mend asnjë të mire nga Qeveria Haradinaj, pos konfrontimet e tij me [Federica] Mogherinin dhe me Bashkësinë Ndërkombëtare. Përpos keqqeverisjes nuk mundem unë të hy në koalicion me një lider të një partie që e mbështet tërë fushatën tek taksa 100. Nuk hyjë në koalicion me LDK-në sepse lideri i saj është njeriu më anti-demokrat dhe njeriu qe i ka 1 milion mëkate kundër LDK-së dhe Presidentit Ibrahim Rugova, është Isa Mustafa”, përfundoi Zeka.
(BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: