25 subjektet politike do të mësojnë sot për renditjen e tyre në fletëvotimin e zgjedhjeve të 6 tetorit në Kosovë. Në ceremoninë e tërheqjes së shortit subjektet politike do të mësojnë për numrin e tyre dhe njëkohësisht renditjen në fletëvotim.


Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë për KosovaPress se në tërheqjen e shortit përveç që do të jenë të ftuar përfaqësuesit e subjekteve politike të certifikuara, prezent do të jenë edhe përfaqësues ambasadave të akredituara në Kosovë, përfaqësues nga misioni evropian i vëzhgimit të zgjedhjeve si dhe përfaqësuesit e OJQ-ve të akredituar për vëzhgim.


Fushata zgjedhore në Kosovë zyrtarisht fillon më 25 shtator dhe do të përfundojë më 4 tetor.
KQZ-ja ka bërë ne dije se deri më 27 shtator është afati për aplikim për akreditim të vëzhguesve të subjekteve politike dhe OJQ-ve, kurse deri më 1 tetor është afati për aplikim për akreditimin e vëzhguesve ndërkombëtarë të zgjedhjeve dhe mediave.
(BalkanWeb)


Etiketa: