KOSOVE

Vjosa Osmani është kandidate e LDK-së për kryeministre në Kosovë, në zgjedhjet që pritet të mbahen më 6 tetor. Vendimi u mor n ë mbledhjen e kryesisë së kësaj force politike, si edhe u njoftua nga Isa Mustafa në një prononcim për mediat. Mustafa, tha se mes Lutfi Hazirit dhe Vjosa Osmanit, është vendosur për këtë të fundit.

“Ne biseduam sot për kandidatin tonë për kryeministër dhe arritëm marrëveshje me pajtim të plotë. Për kandidat kemi pasur z. Lutfi Hazirin, i cili aktualisht është kryetar i Gjilanit. Është një personalitet që ka merita të mëdha në LDK. Dhe po ashtu, zonja Vjosa Osmani, e cila deri para tre-katër dite ka qenë deputetet e Kuvendit të Kosovës.. me të cilën kemi vazhduar mjaft gjatë.

“Nuk kemi parë asnjë dallim se kush ka merita më shumë, por me propozimin e z, Haziri, kandidate për kryeministre të jektë Vjosa Osmani”- u shpreh Mustafa në përfundim të mbledhjes së LDK-së.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: