Në Maqedoni u zhvilluan sot zgjedhjet lokale, ku votuan rreth 50% e popullsisë. Votimi dhe po ashtu numërimi nuk është shoqëruar me incidente, përveç se në Kumanovë.

Ora 21:35 – Struga me Ziadin Selën
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka fituar bindshëm në Strugë por zëdhënësi i tyre tha se për shum pak vota nuk ka mundur të fitoj që nga rrethi i parë.

Por nga ana e tyre theksuan që Sela do të shkojë në raundin e dytë por jo me kandidatin e Bdi-së Ramiz Merko

Ora 21:08 –  Kërçova edhe në katër vitet e ardhshme do të udhëhiqet nga BDI.

“Me këtë rast dua t’ju përshëndes të gjithëve. Këto zgjedhje ishin zgjedhje ku një garë e fortë me konkurrent të shumtë. Me këtë rast dua që të shpall fitoren e parë në zgjedhjet lokale për mandatin e dytë, Fatmir Deharin. Kërçova në katër vitet e ardhshme do të udhëhiqet sërish nga BDI.

Gjithashtu dua të shpall fitoren në Komunë e Pllasnicës, Ismail Jahoski. E rëndësishme ka qenë se zgjedhjet kanë shkuar mirë, pa probleme të theksuara dhe në nivel republike udhëheq BDI-ja dhe mendoj që ky do të jetë mandati I 11 fitues për BDI-në. Në pjesën dërmuese të komunave, udhëheq BDI-ja. Shtabi është në komunikim të vazhdueshëm me shtabet lokale, presim rezultatet të cilat do ti kumtojmë në takimin e ardhshëm”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Ora 21:00 – Në Ohër udhëheq kandidati I LSDM

LSDM ka filluar festen ne Ohër, kandidati i saj udhehqe bindshem para VMRO.

Nga numërimi i votave ne Ohër deri më tani udhëheq kandidati i LSDM me 6000 vota kundrejt kandidatit te VMRO-DPMNE me 4700 vota, kurse kandidati I pavarur ka marrë  520 vota. Bëhet e ditur se tashmë LSDM në këtë qytet ka filluar të festojë në Ohër, ndërsa VMRO-DPMNE ka mbyllur shtabin  e saj.

Ora: 20:51 – Incident gjatë numërimit të votave në Kumanovë

 Vëzhguesit e qendrës për liri “Civil” kanë regjistruar incident gjatë numërimit të votave në një vendvotim në Komunën e Kumanovës, transmetojnë mediat maqedonase
“Në vendvotimin 1017/1 në Kumanovë, vëzhguesit e Lëvizjes Besa, kanë kërkuar të futen në vendin ku janë numëruar votat, pasi është mbyllur procesi i votimit. Aktivistët e Lëvizjes Besa janë kërcënuar dhe kanë kërkuar të hynë gjatë numërimit. Komisioni zgjedhor i ka lëshuar brenda, pas çka ka intervenuar policia”, informojnë nga “Civil”. Tani numërimi zhvillohet pa pengesa

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: