MAQEDONIA E VERIUT

Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska janë kandidatët që kanë kaluar në raundin e dytë në garën për President të Maqedonisë së Veriut.

Sipas rezultateve të publikuara në faqen zyrtare të KSHZ-së të Madeqdonisë së Veriut, pas numërimit të 99.95% të votave kryeson kandidati presidencial i LSDM-së dhe koalicionit qeveritar Stevo Pendarovski me 42,84 % , i cili ka marrë në total 323.783 vota. Në vend të dytë është kandidatja e VMRO-DPMNE-së me 42,24 % ose 319.201 vota, ndërsa i treti është kandidati shqiptar i mbështetur nga ‘Aleanca për Shqiptarët’ dhe ‘Besa’, Blerim Reka me 10,57 % ose 79.913 vota.

Në votime kanë marrë pjesë 755.709 qytetarë ose 41.81% e popullsisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Raundi i dytë do të mbahet me 5 maj, 2019.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb