Sekretari organizativ i Partisë Demokratike, Eno Bozdo është i bindur se zgjedhjet e brendshme të partisë demokratike nuk do ta përçajnë atë por do ta bëjnë më të fortë. Kjo siguri e Bozdos vjen nga një motiv.

“Sikur ne mos kishim kjo do të jepte shenjat e një organizate që është në fjetje. Por ka garë” -tha Bozdo.

E gjithë procedura e zgjedhjeve të brendshme në parti sipas sekretarit organizativ të selisë blu është bërë në bazë të statutit të ri i cili ka marrë miratimin e anëtarësisë. Teksa pranon mendimet ndryshe për zhvillimin ose jo të zgjedhjeve, Bozdo thotë se vendimi për t’i zhvilluar ato tani është më i drejti.

Synimi i të gjithë këtij procesi sipas Enno Bozdos është që Partia Demokratike të dalë përpara shqiptarëve me një alternativë të qartë dhe të besueshme përballë një qeverie të korruptuar dhe të lidhur me krimin.

Proceset zgjedhore për të zgjedhur kryetarët e partisë demokratike në rrethe sipas një urdhri të Lulzim Bashës do të mbahen nga data 23 nëntor deri më 2 dhjetor, për t”i hapur rrugë më pas Kuvendit Kombëtar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb