Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla, tha se sapo ka përfunduar shpërndarja e materialeve zgjedhore në të gjitha degët e PS në të gjithë territorin.

Teksa PS po bën përgatitjet e fundit për zgjedhjet e brendshme, Balla deklaroi se për herë të parë do të hapet një qendër votimi në selinë rozë, ku do të testohet votimi elektrik.


“Një pjesë e degëve tona në emigracion do ketë zgjedhe edhe ditën e shtunë, por për emigracionin do vijojë procesi edhe gjatë nëntorit, pasi kemi deleguar sekretariatin për të testuar modele votimi. Sapo kemi përfunduar shpërndarjen e materialeve zgjedhore në të gjitha degët e PS në gjithë territorin. Janë mbi 363 qendra votimi. Ju bëj thirrje të gjithë anëtarëve të PS të regjistruar në procesin zgjedhor, ditën e shtunë duhet të marrin pjesë në qendrën e votimit, pasi është i rëndësishëm. PS mbetet fuqia e ndryshimit në vend. Votimi do jetë i hapur prej orës 08:00 dhe do vazhdojë deri në orën 16:00.


Por, nëse do ketë ende anëtarë që s’kanë votuar, procesi do të vijojë. Këtu në selinë e PS do ketë një qendër të posaçme për një nga njësitë e Tiranës, ku do testojmë votimin elektronik për rreth 800 anëtarë të PS, të një njësie. Kjo është një çështje e brendshme e organizimit tonë. Kemi mbi 1 mijë komisionerë, që janë trajnuar. Për herë të parë, kemi zhvilluar dhe një proces prezantimi të kandidatëve për delegatë. Kjo, me qëllim që 16 nëntor çdo anëtar i PS ta ketë të qartë se kush delegati që i përfaqëson”, deklaroi numri dy i PS.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb