Kreu demokrat Sali Berisha tha në emisionin “Open” në News24 se Edi Rama nuk hyri në Shtëpinë e Bardhë për 4 vitet e presidencës së Donald Trump.

Ish-Kryeministri pretendoi se për shkak të komenteve që ka bërë Edi Rama për Donald Trump para zgjedhjeve të 2016-ës, ai nuk arriti të hynte në Shtëpinë e Bardhë, madje konsiderohej si “djali” i Soros.

Berisha tha se socialistët në Tiranë kishin mbushur selinë, kryeministrinë, kishin marrë edhe shishet e shampanjës dhe prisnin humbjen e Trump, për të bërë festimet, pasi të kishin edhe lidhjen me “zoom” me Aleksi Soros.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: