Politologu Ermal Hasimja, për emisionin “Open” në News24, e konsideroi si një proces të sforcuar atë që po ndodh me demokratët në SHBA, pas tërheqjes së Joe Biden.

Hasimja tha se tërheqja e Biden ka shkaktuar shumë probleme, demokratët hyjnë në zgjedhje me shumë dilema.

“Sondazhet e kaluara kanë treguar se Kamala Harris ka qenë shumë poshtë Donald Trump, madje më keq ka qenë ajo se Joe Biden.

Nga kjo mbledhja e parë e fondeve, duket se demokratët janë të angazhuar në maksimum për Harris. Ajo ndoshta do të përdorë atë profilin që kishte Obama, pasi edhe ngjajnë në profilet e tyre”, tha Hasimja.

Lidhur më kërkesat e Republikanëve që Biden të japë dorëheqjen edhe si President, Hasimja e konsideroi një luftë që ata synojnë të venë në vështirësi demokratët, për të vënë në dukje problemet që kanë demokratët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb