Në një lidhje live në News24, ish-zv/ministri i Brendshëm dhe eksperti i sigurisë Avenir Peka, ka analizuar atë që ka ndodhur në SHBA dy ditët e fundit, me procesin zgjedhor dhe rezultatin.

Ai u shpreh se ka qenë diferenca e madhe në vota elektorale dhe popullore ajo që mundësoi që rezultati i zgjedhjeve të dalë shpejt dhe të mos kontestohet nga kandidatja Kamala Harris dhe ekipi i saj.

Në një analizë të bërë rreth asaj që ka ndodhur në dy dekadat e fundit në politikën amerikane, zoti Peka u shpreh se ky është një mandat plebishitar i presidentit të zgjedhur Trump dhe Republikanëve si parti, referuar faktit që me shumë mundësi do të sigurohet fitojnë edhe në Kongres e Senat.

“Trump ka fituar 312 vota elektorale. Sot është mbyllur si shifër dhe rezulton se të shtatë shtetet e lëkundura Trump i ka fituar. Siç rezulton se ka një diferencë prej 5 milion votash në votë popullore.

Republikanët në rrugë të mbarë për të fituar edhe Kongresin, ky vit ka qenë viti i Republikanëve. I njëjti rezultat pozitiv ka qenë edhe në shtetet individuale.

Mandati i presidentit Trup dhe republikanëve është një mandat plebishitar, faktor që ndikoi që rezultati të shpallej dhe pranohej brenda 24 orëve, duke mos pasur polemika.

Ishin rastet e vitit 2000 mes Presidentit Bush dhe konkurrentit të tij. Nëse do të kishte përplasje në gjykata do të shtyhej dalja e rezultatit”, u shpreh zoti Peka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb