Senatori republikan Ted Cruz mendon se Barack dhe Michelle Obama do të mundnin Donald Trump në një garë për Shtëpinë e Bardhë, nëse do të kishin të drejtë të kandidonin.

Cruz, i cili mbështeti ish-presidentin Trump si kandidatin republikan, tha se ai nuk ishte dakord me Barack Obama “praktikisht për çdo çështje”, por ish-presidenti me dy mandate ishte një “komunikues i talentuar”.

Kushtetuta nuk lejon që Barack Obama të kandidonte për president edhe sikur të donte, ndërkohë që nuk ka asnjë provë që Michelle Obama e kërkoi nominimin.

“Faleminderit Zot për amendamentin e 22-të”, tha senatori i Teksasit në Verdiktin e tij të podcast-it.

Cruz, i cili më parë parashikoi se Michelle do të kandidonte për demokratët pas tërheqjes së Joe Biden tha se po të ishte në biletë, “shanset e tyre për të fituar do të ishin shumë, shumë të larta”.

“Nëse do të isha demokrat, do të isha përkrahës i Michelle sepse Michelle do të kishte qenë një kandidate tepër e frikshme”, tha ai.

Cruz pohoi se Michelle nuk kërkoi nominim sepse asaj “i pëlqen të marrë më shumë se sa i duhet … asaj i pëlqen të fluturojë në një G5 … asaj i pëlqen të festojë me Oprah Winfrey dhe George Clooney. Ajo jeton jetën e një ylli filmi dhe kështu vendosi të mos e bënte këtë [kandidimin për President]”.

Komentet e Cruz vijnë në sfondin e një sondazhi të fundit kombëtar që tregon se zëvendëspresidentja Kamala Harris, kandidatja demokrate, kryeson ndaj Trump me një diferencë prej 7 pikësh.

Sidoqoftë, një sondazh, i kryer nga Navigator Research midis 31 korrikut dhe 8 gushtit, tregoi se Harris dhe Trump janë të barabartë në Michigan, Karolinën e Veriut dhe Wisconsin, ndërsa Harris është prapa në Arizona dhe Pensilvani. Kompanitë e basteve Paddypower, Betfair, William Hill dhe 888.sport po sugjerojnë që Trump është favoriti me shanse.

Cruz tha se republikanët janë me fat që Michelle nuk e kërkoi nominimin.

“Unë jam mirënjohës për Amerikën që ajo nuk kandidoi. Ajo do të kishte qenë një kandidate tepër e rrezikshme. Duke dëgjuar Barack Obama dhe Michelle Obama, ata mund të jenë dy demagogët më të rrezikshëm në vendin tonë”, tha ai.

Në konventën republikane të këtij viti, Cruz mbështeti prerazi Trump, duke këmbëngulur se vetëm ai mund të “rregullonte” imigracionin e paligjshëm.

Ndërkohë demokratët po synojnë të rrëzojnë Cruz-in, i cili fitoi ngushtë rizgjedhjen në Teksas në 2018.

Ai përballet me kundërshtim të ashpër nga Colin Allred, një yll në rritje i partisë Demokratike. Një sondazh nga YouGov, Universiteti i Hjustonit dhe Universiteti Jugor i Teksasit, sugjeroi se Cruz kishte një epërsi prej 2 pikësh mbi Allred.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb