Komuna e Tuzit në Malin e Zi për herë të parë mban sot votimet si komunë e Pavarur nga Podgorica pas fitimit të këtij statusi vitin e kaluar. Këngëtari i njohur Nikollë Nikeprelaj në Tuz dhe treva te tjera ka dalë në mbështetje të koalicionit shqiptar. Në një prenoncim të siguruar nga gazetari i News 24, Senad Nikshiqi, Nikeprelaj shprehet se kjo ditë është mjaft e rëndësishme për identitetin tonë kombëtar.


“Ju thatë që është një ditë e rëndësishme, por unë do shtoja që është ndoshta është dita më e rëndësishme, për fatin e identitetit tonë kombëtar në këto vende.

Këto nuk janë thjesht votime, kjo është thjesht një referendum që të rreshtohemi me malsinë ose kundër malsisë. Pra para nesh kemi dy rrugë.

Mirëpo nuk besoj se do të ndodhë kjo e dyta, interesimi dhe apeli ka qenë nga nivelet gjithë shqiptare, nga presidentët, nga kryeministrat, gjithë vëmendja e kombit shqiptar, sot është këtu në Tuzin tonë të vogël. Por i rëndësishëm sot për ne. Shpresoj të dalim faqebardhë para vetes, pse jo edhe para të tjerëve”, u shpreh këngëtari.

 Çfarë duhet të ndryshojë në Tuz?

Duhet të ndryshojë gjithçka. Duhet të marrim vetë fatin tonë në dorë, kjo komunë është e shumë pritur. Më shumë se 20 vite po e presim këtë komunë dhe tani komuna erdhi, por duhet të bëhemi zot shpie në këtë komunë. Sot është dita vendimtare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb