Ndërkohë që na ndan vetëm një orë nga shpallja e rezultatit të zgjedhjeve në komunën e Tuzit, në Malin e Zi, kryetari i  Forcës së Re Demokrati, Ilir Capuni, në një lidhje telefonike për News 24, tha se nuk ka patur ndërhyrje nga paIa malazeze. Capuni i cilësoi zgjedhjet si të qeta dhe pa probleme.

Ndërkohë gazetari Senad Nikshiqi raporton për ‘BalkanWeb’ se ka patur pretendime për blerje votash ndërsa shprehet se zgjedhjet janë mbarëvajtur pa probleme.

“Zëvendës anëtari i komisionit të zgjedhjeve në Tuz Liridon Vulaj tregon një rast të konstatuar nga ana e tij të blerjes së votës tek komuniteti rom nga partia PDS e Milo Gjukanoviç.

Vulaj shprehet se partia e Gjukanoviç ka blerë me 50 euro votën tek komuniteti rom dhe këtë e ka të vertetuar me një kamera të fshehtë të filmuar nga vetë ai. Vulaj tregon krejtësisht se si ndodhi dhe se si arriti të vertetoje blerjen e votes nga PDS dhe kërcënimet që mori kur drejtues të larte të kësaj partie e konstatuan atë në vendin e ngjarjes në afërsi të disa qendrave te votimit”, raporton gazetari Nikshiqi.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: