Erald Kapri, nga Partia Mundësia, i ftuar në studion e News24 ka folur për strategjinë e partisë ku ai bën pjesë për zgjedhjet e ardhshme.

I ftuar në studion e News24, Kapri theksoi se besueshmëria është çelësi i politikës dhe se partia e tij synon të ofrojë një projekt afatgjatë, të ndryshëm nga modeli aktual i 30 viteve të fundit.

Ai shtoi se, ndryshe nga figurat e diskredituara politike që bëjnë premtime ekstreme, për të ndryshuar jetën e qytetarëve nevojitet një qeveri e besueshme dhe jo e korruptuar.

Kapri theksoi se një nga prioritetet e Partisë Mundësia do të jetë rritja e pagave përmes një modeli ekonomik që promovon hapjen e ekonomisë dhe krijimin e mundësive për qytetarët.

“Besueshmëria është gjithçka në politikë, nëse nuk e ke kot që kërkon votën. Ne besojmë te një projekt afatgjatë politik, ndryshe nga ky model i këtyre 30 viteve të fundit. Ne i respektojmë të gjithë, çdokush ka mendimin e tij, por mendojmë se ka më shumë rëndësi të flasim për thelbin, për kapjen e ekonomisë sipas nesh.
Figurat më të diskredituara politike bëjnë premtime nga më ekstravagantet, për të ndryshuar jetën e qytetarëve duhet një qeveri e besueshme dhe jo e korruptuar. Ne do të kërkojmë të rrisim pagat e njerëzve përmes modelit tonë ekonomik. Hapja e ekonomisë është thelbi për ne, si edhe krijimi i mundësive”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb