HUNGARI- Rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare në Hungari, e nxorën fituese partinë Fidesz të kryeministrit Viktor Orban.

Sipas këtyre rezultateve, Fidesz ka fituar 49.5 për qind të votave, duke siguruar 134 ulëse në parlamentin me 199 vende.

Nacionalistët e Gabor Jobbikut fituan 20 për qind të votave, përkatësisht 27 vende, ndërsa socialistët, 11.9 për qind.

Pjesëmarrja në zgjedhje ishte më e lartë se sa pritej dhe shumë prej kritikëve të Orbanit shpresuan se kjo do të shkonte në favor të partive opozitare.

Fitorja e së dielës i siguron Orbanit mandatin e tretë me radhë si kryeministër dhe të katërtin në tërësi që prej vitit 1998.

Ai bëri fushatë me platformën kundër migrantëve dhe duke akuzuar Bashkimin Evropian dhe Kombet e Bashkuara se duan ta bëjnë Hungarinë “vend të migrantëve”.

Pas shpalljes së fitores ai tha se kjo është “një mundësi për të mbrojtur Hungarinë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb