Përfundon votimi për Parlamentin Evropian në Gjermani, Greqi, Holandë, Hungari dhe Austri . Sipas Exit poll në Gjermani ka fituar partia e CDU-CSU, ndërsa në Greqi kanë fituar konservatorët me 36%  të votave.

Sipas Exit poll në Holandë ka fituar partia Laburiste me 18,10% dhe partia e Mark Rutte ka dalë e dyta.
Në Austri, sipas Exit poll ka fituar partia e kancelarit Kurz.

GJERMANI

Bashkimi CDU-CSU i kancelares Angela Merkel konfirmohet në vend të parë, sipas exit poll. Ky bashkim ka marrë deri tani 27,5%, por ka humbur 7,8%. Rritje të ndjeshme kanë marrë të gjelbërit, mbi 20%.

FRANCË

Lista e ”Rassemblent National” e Marine Le Pen është partia e parë, me një diferencë prej dy ose tri pikësh me partinë e di Emmanuel Macron.

HUNGARI

Partia Fidesz e kryeministrit, Viktor Orban, ndodhet në vendin e parë me një rezultat neto prej 56%.

AUSTRI

Fitojnë populistët e kancelarit Sebastian Kurz, ndërkohë që partia e zëvendëskancelari të dorëhequr, FPOE, ka dalë e treta.

GREQI

Konfirmohen konservatorët e Micotaqisit me 36%, ndërkohë që partia e majtë SYRIZA e kryeministrit Aleksis Cipras ka 27%./

Sipas parashikimeve të publikuara nga Parlamenti Europian muajin e kaluar, blloku i qendrës së djathtë i Partisë Popullore Evropiane do të humbasë 37 nga 217 vendet dhe grupi i qendrës së majtë S & D do të bjerë nga 186 në 149 vende. Nga grupimet e ekstremit të djathtë, grupi Evropa e Kombeve dhe Lirisë parashikohet që të rritet nga 37 në 62 vende.

Përkrahësit e një integrimi më të fuqishëm në BE, të udhëhequr nga presidenti francez Emmanuel Macron, argumentojnë se sfidat si ndryshimet klimatike dhe frenimi i emigracion janë shumë të mëdha për t’u përballuar nga vendet evropiane në mënyrë individuale.

(Balkan Web)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb